VIDEO/ Grushta dhe kartona të kuq, Tirana kualifikohet në Shkodër

Dec 13, 2017 | 15:08
SHPËRNDAJE

Vllaznia mposhti Tiranën në “Loro Boriçi” me rezultatin minimal 1-0 në takimin e kthimit të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Pavarësisht fitores shkodranët u eliminuan për shkak se ishin mundur në sfidën e parë me rezultatin 2-0.

Ndeshja

Një ndeshje e tensionuar ku nuk munguan zënkat dhe kartonat e kuq. Në minutën e 29-të gjyqtari kryesor Enea Jorgji ka nxjerrë nga xhepi i tij dy kartona të kuq. Erjon Hoxhallari dhe Ardit Krymi janë ndëshkuar për shkak të një konfrontimi fizik.

dsds

Vllaznia arriti të gjente golin e avantazhit në minutën e 59-të me të sapofuturin në lojë Arlind Kalaja, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës duke përshëndetur rrjetën. Shkodranët e kërkuan me ngul golin e dytë, por pa sukses. Në minutën e 85-të sulmuesi i ri Pusi shpërdoroi një rast të artë i vetëm me portierin Lika.

MINUTE PAS MINUTE

Mbyllet takimi, Vllaznia-Tirana 1-0

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Zëvendësim te Tirana, largohet Daja në fushë Halili.

85′ Pusi ka humbur një rast të artë për skuadrën e Vllaznisë. I vetëm përball portieri Lika ka gjuajtur, por topi është pritur me këmbë nga portieri.

83′ Vllaznia kryen zëvendësimin e tretë, largohet Çinari në fushë Hajdari.

79′ Ngoo ndëshkohet me karton të verdhë.

77′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Gilman Lika në lojë Pusi.

75′ Gilman Lika provon me një gjuajtje me të majtë, por topi ndalet nga portieri Ilion Lika.

66′ Tirana kryen zëvendësimin e dytë, largohet Sentamu, në lojë hidhet Celhaka.

59′ GOOOL Vllaznia 1-0. I sapofuturi në lojë Arlind Kalaja ka gjetur rrugën e rrjetës, në prekjen e parë të topit, teksa ka goditur saktë me kokë brenda zonës. 

59′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Ribaj në lojë Kalaja.

57′ Tirana kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Greca, në lojë Ngoo.

51′ Mbrojtësi Uellison i Tiranës për pak sa nuk shkakton autogol, por i vëmendshëm portieri Lika, i ka neutralizuar rrezikun.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Vllaznia-Tirana 0-0. 

35′ Vllaznia i afrohet golit me Çinarin, por gjuajtja e mesfushorit pritet nga portieri Lika.

29′ Gjyqtari Jorgji ndëshkon me karton të kuq dy futbollistët, Hoxhallari dhe Krymi.

28′ Momente tensioni, Hoxhallari përplaset me Krymin.

17′ Lika tregon reflekset pas gjuajtjes së Çinarit nga jashtë zonës, duke dërguar topin në këndore.

15′ Erjon Vucaj ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Dajës.

12′ Një tjetër rast për Tiranën, Sentamu shpërdoron i vetëm brenda zonës, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

7′ Mundësi e shkëlqyer për skuadrën e Tiranës, Doka i vetëm përballë portierit, por Sherri ka qënë deçizim në ndërhyrje.

4′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

3′ Kërçiku harkon nga e djathta për Grecën, por i vëmendshëm Gocaj, i cili largon topin në këndore.

1′ Ka nisur takimi në “Loro Boriçi”.

Vllaznia – Tirana 1-0 (0-2)*

Vllaznia: Sherri, Ruqi, Orelesi, Gurishta, Gocaj, Krymi, Tafili, Cinari, Vucaj, Lika, Ribaj. Trajner: E.Gjoka

Tirana: Lika, Hoxhallari, Uellison, Turtulli, Doka, Kërçiku, Maveje, Daja, Karabeci, Sentamu, Greca. Trajner: Ze Maria

Gjyqtar: Enea Jorgji (Elbasan)

KV: Daja 4′

*Rezultati i ndeshjes së parë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura