VIDEO/ Gruaja i vjedh çantën vajzës në mes të restorantit

Aug 20, 2017 | 16:15
SHPËRNDAJE

Të enjten rreth orës 19:45, çanta e femrës me inicialet F.N është vjedhur pa pikë telashe nga një hajneshë në një restorant në Prishtinë. Në videon që posedon Express vërehet se si hajnesha e vjedh çantën e huaj pa asnjë problem dhe del jashtë lokalit sikurse të ishte e saja. F.N tregon se në çantë ka pasur dokumentet personale, kartelën bankare, 400 euro,parfum origjinal si dhe gjësende tjera me vlerë.

hajdutja

F.N rrëfen për Express se me të vërejtur mungesën e çantës mënjëherë i është drejtuar kamarierit dhe menaxherit të restorantit  të cilët e kanë njoftuar se lokali ka kamera të sigurisë. Më pas ajo e ka njoftuar edhe policinë.

“Mandej menagjeri e ka shiku at hajneshen prej kur u ardh ne restorant ajo kish qene me motren edhe nusen e vllaut. Per fat tmir ato dyja jon kon hala ne restorant edhe policia i murr ne pytje. Motra e saj  dyshohet qe eshte bashkpuntore”- thotë F.N me shpresën që do ta gjejë çantën sa më shpejtë.

V.B janë inicialet e vajzës që dyshohet se vodhi çantën të enjtën në Prishtinë.

Për më shume mund t’i shikoni videot më poshtë.

Raste të publikimit të videove skandaloze kur qytetarëve u janë vjedhur kuletat apo çantat e dorës nëpër restorante apo garderoba janë publikuar edhe më parë në vendin tonë. /Express


canta1 by GazetaExpresscom

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura