VIDEO/ Gjiknuri fton “çunat e Londrës” të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri

Jun 27, 2022 | 18:01
SHPËRNDAJE

Të ndodhur para fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste ka angazhuar strukturat e saj nëpër Europë.

damiangjiknuri

Deputeti Gjiknuri i shoqëruar edhe nga deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, kanë zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë që ndodhen në Londër.

Gjatë fjalës së tij, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje ‘çunave të Londrës’ që të vijnë dhe të legalizojnë paratë e tyre, duke paguar një taksë që do ta vendosë qeveria.

Këtë thirrje Gjiknuri e ka bërë edhe për ata shqiptarë që janë pa letra në Angli, por nuk përjashtohen edhe ‘çunat’ e aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Pikërisht pak ditë më parë, qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë nga sirtarët e saj, Amnistinë Fiskale, që u premton të gjithë shqiptarëve që të legalizojnë paratë e tyre, deri në 2 milionë euro, duke paguar vetëm një taksë, e duke mos u kërkuar asnjë llogari se si i kanë bërë këto para.

SHIKONI VIDEON KËTU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura