VIDEO/ Gara shpejtësie me makinat luksoze në Tiranë, ja si e pësojnë tre drejtuesit

Mar 17, 2018 | 9:36
SHPËRNDAJE

Tre drejtues mjetesh me makina luksoze benin gara shpejtesie ne Unazen e Madhe ne Tirane, por pasi i vihet pas policia e pesojne keq. Njeri ishte me Mercedes-Benz GLC 43 AMG, tjetri me BMW M6 dhe i treti me Audi A7.

gara

Njoftimi i policise 

Pas disa telefonatave ne adrese te salles operative te Drejtorise Vendore te Policise Tirane, se ne unazen e madhe jane tre automjete te cilat po benin gare shpejtesie duke rrezikuar veten dhe perdoruesit e tjere te rruges, u organizuan sherbimet e policise rrugore ne pika kontrolli me dy faza dhe u be i mundur dokumentimi dhe procedimi administrativ i te tre drejtuesve te mjeteve luksoze.

Perkatesisht automjeti tip Mercedes-Benz GLC 43 AMG me targa te huaja u ndeshkua me 40.000 lek te reja per gara shpejtesie, automjeti tip BMW M6 me targa te huaja u ndeshkua me 40.000 lek te reja per gara shpejtesie si dhe automjeti tip Audi A7 me targa shqiptare u procedua per te njejten shkelje dhe ju percoll per shqyrtim dhe gjykim Organit Administrativ Shteteror, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane.

Policia e shtetit falenderon edhe njehere qytetaret per bashkepunimin dhe besimin e treguar ndaj strukturave te policise se shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura