Video emocionuese/ I pari trajner në historinë e Champions-it që arrin 6 finale, Ançeloti shfaqet duke…

May 9, 2024 | 7:17
SHPËRNDAJE

Karlo Ançeloti është padyshim trajneri më i suksesshëm në historinë e Champions-it. Si kurrë më parë, tekniku italian ka shpërthyer pas një fitore të Real Madrid.

anxheloti

Gjithmonë e kemi parë të ftohtë dhe të palëvizur, pavarësisht dramave dhe fitoreve emocionuese të madrilenëve. Në të njëjtën mënyrë arritën që të përmbysnin Bajernin me shifrat 2-1 dhe të kalonin në finale.

Menjëherë pas mbylljes së takimit, Anceloti ka kënduar himnin e Realit. Ndërkohë ky trajner është bërë i vetmi në histori që ka arritur gjashtë finale në Champions League. Italiani ka të paktën dy më shumë finale se çdo trajner tjetër që është në garë.

Në 5 të mëparshmet Ançeloti ka humbur vetëm 1 me Milanin në 2005, teksa ka fituar 4 të tjerat, dy me Realin dhe dy me Milanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura