(VIDEO) Drogë me thasë nga Shqipëria drejt Serbisë/ Kapet sasia e madhe e marijuanës, arrestohen 5 persona

Jan 28, 2022 | 21:13
SHPËRNDAJE

Policia serbe ka sekuestruar 87 thasë me marijuanë që vinte nga Shqipëria dhe arrestoi 5 persona. Sipas policisë, të gjithë të arrestuarit, akuzohen se marijuanën e kanë transportuar nga Shqipëria drejt Serbisë me qëllimin për ta shitur atje.serbiaaa

Ata u kapën në flagrancë teksa po përpiqeshin të shisnin marijuanën një agjenti të fshehtë, shkruan Euronews-i gjerman.

Drejtuesit e prokurorisë në Nish janë duke hetuar veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndërkohë ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin ka falënderuar policinë për operacionin në konfiskimin e suksesshëm të drogës dhe ka theksuar se në këtë mënyrë policia serbe dëshmon se ligji po zbatohet dhe zbatohet në çdo vend dhe pjesë të Serbisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura