VIDEO- Shoqërohet një protestues në Rinas/ Pas tensioneve, rinis normalisht qarkullimi! Banorët: Nuk tërhiqemi nëse…

May 3, 2022 | 11:16
SHPËRNDAJE

Policia ka shoqëruar një protestues pasi banorët kanë bllokuar rrugën e Rinasit për shkak se kundërshtojnë projektin që devijon rrugën.

Ndërkohë deputetja e PD Andia Ulliri qëndroi në vijën e parë të protestës përballë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë krijuar një kordon sigurie për të mos lejuar më bllokimin e rrugës nga protestuesit.

“Forcat e policisë kërkojnë të bëjnë detyrën e tyre por në momentin që do të ketë dhunë nuk do ketë tolerancë”, u shpreh Andia Ulliri.

Pas disa momentesh tensione, situata është qetësuar duke bërë që qarkullimi të rinisë normalisht. Megjithatë banorët thonë se nuk do tërhiqen nëse nuk marrin garanci me shkrim se rruga do të kthehet sërish si më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura