VIDEO/ Deputeti nxjerr pamjet: Si iu vu flaka makinës së nënkryetarit të Bashkisë. Shefi i policisë i kërkoi…

Aug 26, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka publikuar një video për të cilën thotë se tregon zjarrëvënien e qëllimshme të makinës së n/kryetarit të bashkisë në Mallakastër Hajredin Serjanaj. Ai akuzon policinë se po tenton ta mbyllë çështjen duke e cilësuar veprën si zjarr aksidental.

“Pavaresisht se policia ka pare me pamje se djegia e makines eshte e qellimshme, shefi i krimeve ne Komisariatin e Policise Mallakaster i ka kerkuar zvkryetarit te Bashkise Serjanaj ta mbyllin kete ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palët”, shprehet ligjvënësi.

Në njoftimin paraprak lidhur me ngjarjen, edhe policia njoftonte se makina dyshohet se është djegur si rrjedhojë e një shkëndije elektrike në të, teksa ka qenë e parkuar.

Reagimi i deputetit Alibeaj

Nje krim i rende ka ndodhur para 3 ditesh, por policia hesht dhe vazhdon perpjekjet per ta mbyllur sulmin e qellimshem ndaj nenkryetarit te Bashkise Mallakaster, njekohesisht nenkryetar i PD, Hajredin Serjanaj.

3 dite me pare, ne te gdhire te 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kane vene flaken me lende djegese makines se nenkryetarit Serjanaj, i njohur si nje nga zyrtaret me korrekt dhe pa konflikte.

Policia e Rames dhe Xhafes eshte faktuar edhe ne kete rast se eshte ne sherbim te krimit, jo te qytetarit te ndershem!

Ne vend qe te beje publik rastin dhe te coje zjarrvenesit para pergjegjesise penale, me urdher te nendrejtorit te Policise se Fierit, po tentohet mbyllja si shperthim aksidental.

Pavaresisht se policia ka pare me pamje se djegia e makines eshte e qellimshme, shefi i krimeve ne Komisariatin e Policise Mallakaster i ka kerkuar zvkryetarit te Bashkise Serjanaj ta mbyllin kete ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palet. Heshtja dhe mbyllja.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura