VIDEO/ Deja vu e finales së 2004, Ronaldo lë fushën e lojës mes lotëve

Jul 10, 2016 | 22:34
SHPËRNDAJE

Kristjano Ronaldo e mbylli parakohe finalen e shumëdëshiruar të Euro 2016. Portugezi la fushën e lojës në minutën e 23’ pas një dëmtimi nga ndërhyrja e ashpër e Paje.cristiano-ronaldo-injury_3741617

Ronaldo mori një goditje në gjurin e djathë dhe pavarësisht se tentoi që të luante i dëmtuar, doli nga fusha e lojës me lot në sy pasi e kishte të pamundur të rezistonte.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo qan në fushë e lojës. Ai e pati të pamundur të mbante lotët në finalen e Euro 2004 si dhe eliminimin në Champions League kundër Juventusit në vitin 2015.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura