(VIDEO) Burri i alkoolizuar vret gruan dhe e mbyll në shtëpi. E gjen e bija

Oct 10, 2015 | 8:22
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Fier ku burri ka vrarë bashkëshorten e tij me mjete të mprehta.

Foto nga vendi i ngjarjes ne Fier
Foto nga vendi i ngjarjes ne Fier

Sipas burimeve nga Policia e Fierit, autori i krimit është Arqile Fili, 62 vjeç dhe viktimë ka mbetur bashkëshortja e tij 60-vjeçare, Antigoni Fili. 

Gazetarja e Panorama informon se autori ishte një person i alkoolizuar dhe se mes tyre kishte grindje dhe konfrontime fizike të shpeshta. Por gruaja asnjëherë nuk e kishte denoncuar. Edhe mbrëmë, burri ka vajtur i pirë në shtëpi dhe ka nisur grindja e rradhës pse kishte konsumuar alkool, kur në shtëpi ata nuk kishin për të ngrënë. Pas gjendja ekonomike e familjes ishte tejet e rënduar. 

Në zënkë e sipër, ai kishte ushtruar sërish dhunë mbi të shoqen dhe ka marrë një gur peshoreje dhe e ka goditur. Më pas, ai ka marrë një mjet të mprehtë, që dyshohet të jetë hanxhar, dhe e ka gjuajtur duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi trupi i pajetë i gruas është gjetur nga e bija e saj sot. 

Kur e ka parë që kishte vdekur (mbrëmë) ai nuk ka lajmëruar askënd. Ka fjetur në dhomën tjetër dhe në mëngjes e ka mbyllur derën me kyç e ka dalë si çdo ditë. Vajza e ka kërkuar në telefon të ëmën dhe kur nuk i është përgjigjur, ka shkuar tek shtëpia. Ka shqyer derën dhe kur ka parë të ëmën pa jetë, ka lajmëruar policinë.

Autori u arrestua në rrugët e lagjes, i dehur.

Mësohet se çifti kishte dy fëmijë, vajzën e madhe 29 vjeç dhe djalin më të vogël, të dy të martuar.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura