VIDEO/ Ballist Morina: Do të jem në stadium. Kam një surprizë për Vuçiç

Oct 6, 2015 | 8:03
SHPËRNDAJE

Njeriu që ngriti dronin me simbolet kombëtare në stadiumin e Beogradit vitin e shkuar, Ballist Morina ka konfirmuar se përkundër zërave, ai do të jetë prezent në “Elbasan Arena” më 8 tetor ku Shqipëria të presë Serbinë.

Këtë lajm ai e ka konfirmuar përmes një videoje të postuar në “Facebook”. Morina tregon në video edhe biletën për ndeshjen me Serbinë, si edhe shton se do të ketë një surprizë për kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.

Surpriza për kryeministrin serb janë një palë syze. Morina u bën thirrje tifozëve të përmbahen në ndeshjen e 8 tetorit dhe të mos bëjnë trazira. 

Më herët, FSHF-ja konfirmoi se Ballist Morina nuk do të ishte në stadium, dhe ky lajm ngjalli shumë debate. Por Morina me videon e tij konfirmon pjesëmarrjen në ndeshjen e 8 tetorit.

Untitled-6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura