VIDEO/ Avioni me pasagjerë shpërthen në flakë sapo ulet në aeroport

Nov 16, 2019 | 21:14
SHPËRNDAJE

Një Boeing 737-800 i menaxhuar nga një kompani me kosto të ulët ukrainase, shpërtheu në flakë pak momente pasi mbërriti në aeroportin Sharm el-Sheikh në Egjipt.

plane

Fluturimi nga Zaporizhzhia (Ukrainë) zbarkoi në pistë pa incidente, ndërsa po përpiqej të shkon në vendin e parkimit. Kur u ndal, papritmas shpërtheu një zjarr në mjetin kryesor të uljes së avionit.

Sipas burimeve lokale, shkak ishte humbja e lëngut hidraulik në frenat e nxehta të avionit. Pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe askush nuk u plagos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura