VIDEO/ Autori qëllon disa herë me armë zjarri viktimën, më pas e godet me grushte në fytyrë. Ngjarja e rëndë që tronditi qytetarët

Sep 22, 2020 | 9:56
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët e Selanikut, në Greqi, të cilët u është dashur të shikojnë se si një djalë qëllon me armë zjarri një tjetër burrë.

selanik

Skena e krimit ndodhi para një kazinoje, ndërsa autori e qëllon viktimën e tij me disa plumba në këmbë dhe më pas e godet me grushte në fytyrë.

Më pas futen dy persona që mundohen që të qetësojnë autorin.

38-vjeçari i plagosur është dërguar në spital, ku po merr mjekimin e duhur, ndërsa autori u arrestua nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura