VIDEO/ Amendamenti i PE me 15 kushtet për Shqipërinë, Calavera: Jo të gjitha janë për hapjen e raundit të parë të bisedimeve me BE

Jun 23, 2020 | 11:25
SHPËRNDAJE

Parlamenti Europian miratoi pak ditë më parë amendamentin me 15 kushtet për Shqipërinë para nisjes së negociatave. Por drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Luiz Calavera thotë se jo të 15 kushtet janë për të hapur raundin e parë të bisedimeve ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në fjalën e saj në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, Calavera tha:

“Të 15 kushtet janë shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por unë mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve.

Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës.

Të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare dhe që do të duskutohen me anëtarët e BE në Këshill”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura