VIDEO/ A do ketë arrestime për viktimat e tërmetit? Flet kryeprokurori: Nuk do ketë hezitim për asnjë rast. Shumë shpejt….

Dec 7, 2019 | 12:25
SHPËRNDAJE

Vetem nje dite pasi mori zyrtarisht detyrën si Kryeprokuror, Olsian Çela zbarkoi ne prokurorine e Durresit dhe garantoi se shume shpejt do te kemi rezultate konkrete. olsian-cela-1

Ne nje deklarate per mediat, Kryeprokurori pas vizitës në prokurorinë e Durrësit, lidhur me nisjen e hetimeve për tragjedinë që solli tërmeti tha prere se  “përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale”.

Pyetur nga mediat nëse do të ketë arrestime për jetët e humbura nga shembja e ndërtesave dhe qindra të tjerë të lënduar, Çela ka thënë se për këtë do të vendosin prokurorët, por garantoi se nuk do të kursehet askush që rezulton i ngarkuar me përgjegjësi për gjithë sa ndodhi.

Ja deklarata e tij

cela

Besoj se edhe reagimi i prokurorisë, zbatimi i ligjit do të jetë korrekt i prerë dhe në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin. Hetimi është përqendruar në objektin e hetimit, nuk kemi shqetësime, të jemi te qetë e të besojmë të heqim dorë nga lajmet që janë shpesh edhe të pavërteta, nuk kam të dhëna që po ndodhin fakte të tillë per zhdukje apo prishje provash.

Nga hetim po dalin edhe probleme me legjislacionin në fuqi, me rregullimet dhe mangësitë, në këto kushte hetimi në fund do të shërbejë edhe për të propozuar ndryshime në ligj.

Do keni arrestime?

Këto janë vendimet që i marrin prokurorët, kanë të pavarur në vendimmarrjen, ka njerëz që kanë shkelur ligjin shumë kanë humbur jetën. Përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale, do të shkojë atje ku është, te ndërtuesit e zyrtarët kudo që provohet se ka elementë të përgjegjësisë penale nuk do të ketë hezitim për asnjë rast. Kam garantuar mbështetjen e plotë do të jenë të bindur se janë të pavarur këtë do ua garantojmë hetuesve.

***

Nje dite me pare, teksa Arta Marku i dorezoi zyrtyarisht detyren, Olsian Çeka premtoi se do e niste punën me hetimet për tërmetin e 26 nëntorit, qe la pas 51 viktima dhe tha:

Tani hyjmë në një fazë të re, ka një konceptim tëresor të shtetit të së drejtës, institucioneve kushtetuese ku prokuroria ka pësuar edhe ndryshimet më rrënjësore dhe kërkon një angazhim e konceptim të ri për mënyrën si ky organ do funksionojë. Janë mundësitë dhe mbështetja e kapacitetet për ti dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e famijljes së madhe evropiane ku rezultatet e punës sonë kanë në rëndësi të jashtazakonshme.

Sot ne ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë për shkak të ngjarjeve të fundit të muajit nëntor. Përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, dhe gjërat të bëhen konkrete. Është një rast që jemi në lartësinë e asaj që pret vendi dhe njerëzit presin. Do të gjejmë të gjithë mekanizmat për të arritur atë që populli pret në raport me prokurorinë. Cdo gjë nuk shkon, vaj ndryshimet gjithmonë janë pozitive. Vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura