Mbesa e akuzuar për mbytjen e gjyshes, kandidate për deputete në Shkodër

May 26, 2015 | 10:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas akuzave për vrasjen e gjyshes së saj, zbulohen të tjera detaje për 32-vjeçaren Xhoana Hila e cila aktualisht ndodhet në paraburgim nën masën e sigurisë “Arrest me burg” e akuzuar për vrasje.  

Xhoana Hila

Ndërkohë, 32-vjeçarja rezulton të ketë qenë pjesë e listave për deputete në Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.

Xhoana Hila ka qenë e renditur në listë e 11-ta në Shkodër, nën siglën e Partisë Aleanca Demokristiane, me kryetar Zef Bushatin.

Gjykata dha sot të njëjtën masë sigurie edhe për Erando Qatipin, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e të moshuarës me qëllim grabitjen e florinjve në banesë. 

Tabela me emrat e listes zgjedhore ne KQZ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura