Publikohet adresa ku do mbahet takimi i kryeministrit me emigrantët në Athinë, Rama: Moment i veçantë krenarie për shqiptarët në Greqi

May 10, 2024 | 8:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një ftesë për të marrë pjesë në takimin që ai do të zhvillojë me emigrantët në Athinë.

rama ne athine

Kreu i qeverisë ka njoftuar edhe adresën se ku do të mbahet takimi, në stadiumin Galatsit në orën 11:00.

Rama fton të gjithë shqiptarët në Athinë dhe rrethinat që ti bashkohen këtij mitingu, siç shprehet ai të kalojnë bashkë këtë moment krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura