Justin dhe Hailey Bieber do të bëhen prindër! Modelja është shtatzënë me fëmijën e saj të parë

May 10, 2024 | 8:38
SHPËRNDAJE

Hailey dhe Justin Bieber do të bëhen prindër për herë të parë! Modelja dhe këngëtari dhanë lajmin e ëmbël përmes postimeve në rrjetet sociale ku zbuluan se Hailey ishte shtatzënë.

justin bieber hailey7

Në pamjet e publikuara, çifti pozojnë në natyrë në Hawaii ky Hailey Bieber pozoi e veshur me një fustan prej dantelle të Saint Laurent dhe një vello në kokë ku çifti përsërisin betimin e martesës.

Çifti u martuan në shtator 2019 në një ceremoni intime në Montage Palmetto Bluff në Karolinën e Jugut.

justin bieber hailey4

Lajmi vjen pas shumë muajsh spekulime se modelja ishte shtatzënë dhe tashmë çifti kanë dhënë fund spekulimeve.

Në intervista të shumta, dyshja e famshme kanë konfirmuar dëshirën e tyre për të pasur fëmijë së bashku dhe tani, duket se ajo ditë më në fund ka ardhur.

justin bieber hailey5

Çifti treguan unazat e tyre të martesës me diamante nga Tiffany’s.

Sipas një burimi për People, “Ata të dy janë shumë të emocionuar, ndihen kaq të bekuar. E ndanë lajmin vetëm me familjen dhe miqtë e tyre të ngushtë. Ishte shumë e rëndësishme ta ruanim sekret dhe ta shijonim sa më shumë derisa ta konfirmonin publikisht”.

27-vjeçarja dhe këngëtari tashmë e kanë menduar emrin e fëmijës, gjininë e të cilit nuk e kanë treguar, ndërsa kanë nisur të dekorojnë dhomën e tij. Hailey Bieber është gjashtë muajshe shtatzënë dhe foshnja do të lindë në verë.

justin bieber hailey6 justin bieber hailey justin bieber hailey1 justin bieber hailey2 justin bieber hailey3

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura