VIDEO (16+) Shkoi në supermarket por përfundoi me dy plumba në kokë

Mar 5, 2016 | 15:07
SHPËRNDAJE

Është ekzekutuar me gjakftohtësi një person i cili ndodhej në një supermarket në Brazil.

Viktima është identifikuar një 32-vjeçar i njohur si Nilson Alves Moreira. Ai mendohet të jetë ndjekur nga dy vrasësit deri në supermarket i cili ishte i mbushur me njërëz, përfshirë edhe fëmijë të cilët janë terrorizuar.

31DE496700000578-0-image-a-31_1457134790462

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet momenti kur viktima vrapon por pengohet dhe një person e qëllon me armë, pak sekonda më pas vjen një tjetër person i cili e qëllon sërish.

31DE263600000578-0-image-a-33_1457134796855

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 18-vjeçari i cili ka rezultuar se ka qenë në burg një vit më parë, por ndërkohë vazhdojnë kërkimet për personin tjetër.

Ata kanë thënë për mediat vendase se vrasësit dhe viktima dyshohet se janë pjesë e bandave kundërshtare dhe kanë pasur konflikte mes tyre, çka mendohet se ka qenë dhe shkaku i vrasjes. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura