VIDEO-“100 dështimet e Ramës në 8 vjet”/ Basha: Shqipëria renditet e fundit për investimet në kërkim dhe zhvillim

Mar 16, 2021 | 9:09
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulizm Basha në vazhdim të atyre që i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet” thotë se Shqipëria renditet e fundit për investimet në kërkim dhe zhvillim.

Pyetja që Basha shtron është: Si rendit Shqipëria për investimet në kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e Evropës?

Sipas tij, përgjigja është: E fundit në Evropë

“Shqipëria e fundit në Evropë me distancë të thellë për investimet në kërkim dhe zhvillim”, thuhet në shkrimin që publikon Basha.

Kreu i PD, kujton gjithashtu se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 39 ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura