Vetëvritet në spitalin e burgut i dënuari për vrasje

Sep 4, 2015 | 19:49
SHPËRNDAJE

Një i burgosur është vetëvarur këtë të premte në spitalin e burgut në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Ajet Sulkaj 39 vjeç nga Berati, i cili ishte dënuar me 20 vjet burgim për vrasje.

Screenshot_95-685x424Kur ka ndodhur ngjarja, mësohet se i dënuari ka qenë në Reanimacionin e spitalit të burgut, dhe mësohet se ka dëmtuar fytin, me një mjet rrethanor. Ai është dërguar edhe në QSUT, por aty ka ndërruar jetë.

Së fundmi atij i ishte përcaktuar shtrim i detyrueshëm në psikiatri, pasi kishte çrregullime mendore.

Sulkaj kishte tentuar edhe tre herë të tjera më parë për t’u vetëvrarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura