Vetëvendosje godet makinën e Mustafës, me vezë të prishura

Aug 28, 2015 | 20:56
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka njoftuar se kanë goditur me vezë të prishura veturën e kryeminsitrit Isa Mustafa.

0,,18117437_303,00“Para pak minutash aktivistët e VETËVENDOSJE!-s hodhën vezë të prishura në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa derisa ky, nën përcjelljen e mbi 100 policëve specialë, po shkonte në RTK ku ka emision tani. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila po e defunksionalizon shtetin tonë. Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës”,- thuhet në reagim.

Ky ishte një reagim për gjuhën e ashpër që Mustafa ka përdorur ditët e fundit ndaj VV-së. Por sot, Mustafa ka deklaruar se i vjen keq nga qytetarët për gjuhën që ka përdorur por nuk do t’i kërkojë falje Lëvizjes Vetëvendosje, derisa kjo e fundit nuk i kërkon falje familjes së tij të cilën e kanë ofenduar por edhe banorëve të fshatit Prapashticë, të cilët i kanë shqetësuar, transmeton “Koha.net”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura