Vetëvendosja rrëzon “barrikadën” e Isa Mustafës (FOTO)

Sep 1, 2015 | 18:53
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sot në rrugë para godinës së Qeverisë dhe ka hequr mbrojtëset prej hekuri që ajo kishte vënë këto ditë.

vet-euml-vendosje-ia-rr-euml-zon-ldquo-barrikad-euml-n-rdquo-qeveris-euml-foto-video_hd“Qeveria po merr vendime në dëm të popullit dhe pastaj përmes këtyre grilave po mundohet të mbrohet nga populli. Kjo është edhe arsyeja edhe e këtij aksioni të sotëm”, ka thënë Valdrin Ahmeti, aktivistë i kësaj lëvizje.

rrethoja1Ndërkohë sot gjatë ditës, Qeveria ka njoftuar se ajo i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

rrethoja4Masat e sigurisë për kryeministrin Isa Mustafa janë shtuar kohëve të fundit pas përplasjeve verbale mes kryeministrit dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

rrethoja3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura