Vetëflijimi i nënë e bijë, ja telefonatat e fundit/ Vëllai i Zhanetës tregon pse lajmëroi Policinë: U shqetësova më shumë kur…

Jul 3, 2020 | 14:42
SHPËRNDAJE

zhaneta blerta kombinat kunati jehovai ringjallje

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u gjet e vdekur bashkë me njërën nga vajzat në apartamentin e saj në Kombinat, prej vitesh ishte e ve.

Ajo ishte me origjinë nga Përmeti, por prej kohësh jetonte në Tiranë. Po ashtu, në Tiranë jetonin edhe familjet e dy vëllezërve të saj, si dhe e motrës.

Duke qenë se ishte personi i parë që lajmëroi Policinë për ngjarjen, vëllai i viktimës, Selman F., është marrë i pari në pyetje nga grupi hetimor, për të sqaruar dyshimet e tij në lidhje me atë që ka ndodhur.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjëherë dyshime se motra apo mbesat e tij mund të arrinin deri në këtë akt ekstrem.

Ndërsa ka sqaruar se edhe për shkak të pandemisë, takimet e vizitat në shtëpitë e njëri-tjetrit kishin qenë të rralla.

Më shumë kishin komunikuar në telefon.

“Flisnim në telefon thuajse çdo ditë. Por prej dy ditësh nuk po më përgjigjej, as ajo, as mbesat. U shqetësova dhe fola me vëllanë e motrën tjetër, por edhe ata më konfirmuan të njëjtën gjë. Për këtë arsye shkova te shtëpia dhe shqetësimi filloi të shtohej edhe më shumë kur nuk po më hapte njeri derën. Në këtë moment vendosa të telefonoj në Polici”, ka treguar vëllai i 56-vjeçares, i cili nuk ka asnjë dyshim se përse mund të ketë ndodhur ngjarja e rëndë.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar më pas edhe vëllai tjetër i viktimës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura