Veshja e Dua Lipës në natën e fundit të “Sunny Hill Festival” nuk mund të ishte më ‘IN’

Aug 8, 2022 | 21:02
SHPËRNDAJE

Dua Lipa nuk mund të ndalojë së postuari foto nga Prishtina dhe ‘Sunny Hill Festival’. Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e katërt dhe e fundit e festivalit dhe Dua shkëlqeu si gjithmonë.

dualipa

Ajo postoi disa foto në Instagram ku shihet para nisjes për në parkun e Gërmisë ku u mbajt festivali. Ajo kishte veshur një set saten ngjyrë pink. Të gjithë e dimë tanimë dashurinë e Duas për këtë ngjyrë. Seti përbëhej nga një palë pantallona të shkurtra dhe një crop-top. Dua e kishte shoqëruar veshjen me një palë atlete gri dhe çorape të bardha të gjata.

Artistja me famë botërore u shfaq me flokë të kapura gërshet dhe një grim natyral. “Mbrëmjen e djeshme rrugës për në festivalin tim të preferuar. Sunny Hill Festival”- ka shkruar ajo krah fotos.

Sytë e mediave botërore kanë qenë nga Kosova këto ditë. Ato kanë pasqyruar aktivitetet kryesore që ka marrë pjesë Dua dhe veshjet e saj. |LEXO EDHE:  “Dua Lipa kthehet në shtëpi!” Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë performancës së artistes në ‘Sunny Hill Festival’

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Dua Lipën ‘Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës’. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se Duan e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë dhe po bën që “zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”.

Gjithashtu, Dua u nderua nga Posta e Kosovës, e cila promovoi Pullën Postare Dua Lipa. Eventi u organizua ditën e djeshme dhe pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte  edhe vetë Dua me të atin Dukagjin Lipa.

Sakaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i bëri edhe një dhuratë simbolike 26-vjeçares, duke i dhuruar asaj ‘Hyjneshën në Fron’ në ar të bardhë 4000-vjeçar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura