Veseli: E marrim Preshevën nëse pranon Serbia, por ne nuk kemi çfarë t’i japim

Mar 21, 2018 | 23:40
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për herë të parë në televizionin T7 edhe për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Kosova do ta merrte Preshevën nëse pranon Serbia, por siç ka thënë Veseli, shteti ynë nuk ka çfarë t’i japë Serbisë.

“Asgjë më shumë nuk do të kisha dëshirë që Presheva e Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Ne do ta pranojmë me dëshirë një marrëveshje bilaterale nëse Serbia e pranon një gjë të tillë, por ne nuk kemi çka t’i japim. Hapja e kufijve në Ballkan gjithmonë do të thotë luftë, këtë po dua ta them dhe jam i drejtpërdrejt, jo dhe nuk ka mundësi të ketë ndryshim të kufijve”, ka thënë Veseli në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në T7.

29498104-10160034316960063-8848164226452160512-o_1521666061-7094571

Ai ka treguar se  Kosova është e hapur që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e vendit tonë.

“Ne jemi të hapur që ajo pjesë ti bashkohet Kosovës. Normal që jemi edhe të interesuar që ajo pjesë të behët pjesë e Republikës së Kosovës. Nuk ka periudhë konflikti më. Tash jemi në kohën e dialogut”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se nuk është përmendur kurrë në asnjë takim me ndërkombëtarët mundësia e shkëmbimit të territoreve.

“Kjo gjë nuk është përmendur kurrë. Këtë e them me bindje të plotë”, ka treguar Veseli në televizionin T7./Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura