Ventura nuk bind, Italianët kërkojnë rikthimin e Kontes në krye të pankinës

Oct 10, 2017 | 20:33
SHPËRNDAJE

Kualifikim i ndërlikuar nga “play-off”-i, dhomat e zhveshjes që ziejnë dhe për më tepër, një lojë që nuk bind aspak. Trajneri Xhan Piero Ventura duket se nuk do t’i ketë të lehtë muajt në vazhdim në krye të Kombëtares Italiane, për më tepër edhe sfidën kualifikuese në “play-off”.

conte

Tek “të kaltrit” kanë nisur menjëherë të gjejnë pasuesin e tij, dhe emri i parë që lakohet në media është Antonio Konte. Nga ishulli britanik duken të sigurt se tekniku 48-vjeçar nuk do të jetë më pjesë e Çelsit sezonin e ardhshëm, ndërkohë që drejtuesit e Federatës Italiane po bëjnë gati një kontratë të re për Konten, për ta sjellë përsëri në krye të pankinës pas Botërorit të Rusisë.

Tekniku italian dha dorëheqjen nga kombëtarja italiane pas Euro 2016, ku arriti deri në çerek finale, për tu bashkuar me Çelsin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura