Vendosi lirimin e Gerd Gjeneralin, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtarit. Propozohet dhe ndëshkimi i prokurores së Tiranës (EMRAT)

Aug 3, 2020 | 13:47
SHPËRNDAJE

Markelian Kuqo-Artur Meta-Gerd GjeneraliInspektori i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar pranë Këshilli të Lartë Gjyqësor, vendosjen e masës së shkarkimit për gjyqtarin Markelian Kuqo, i cili vendosi lirimin nga burgimit të Gerd Gjinerarit i njohur ose si Gerd (Gjenerali).

Burimet të “Panorama.al” bëjnë me dije se ILD ka përfunduar hetimin ndaj gjyqtarit të Korçës, për të cilin ka rekomanduar masën e rëndë ndëshkimore, atë të shkarkimit.

Vendimi i Markelian Kuqos për lirimin nga burgu i atij që cilësohet si vrasësi i “të fortit te Tiranës”, Gerd Gjinerari, u shoqërua edhe me një kallëzim penal nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë që, emri i gjyqtarit Markelian Kuqo është lakuar në muajin tetor të vitit 2018, pasi ka marrë një telefonatë nga burgu, ku është njoftuar se i është vendosur një bombë në automjet, ndërkohë që pas kontrollit të policisë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Masa disiplinore

Burime të Panorama.al bëjnë të ditur se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar pranë KLP ndëshkimin e me masë disiplinore dhe prokuroren e Tiranës, Elina Kombi.

Për këtë të fundit mësohet se ILD ka rekomanduar “masën e vërejtjes”, pasi akuzohet se ka neglizhuar çështjen e shtetasit Bilbil Hasani, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, por është lënë në qelitë e paraburgimit nga ku dhe kreu aktin e vetëvrasjes. Bilbil Hasani u akuzua për vjedhjen të vogël parash, por ai vuante nga skizofrenia dhe më herët ishte vendosur masa e shtrimit në “Spitalin Psikiatrik”.

Hetimi ndaj prokurorëve

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka bërë të ditur se ka nisur hetimin ndaj dy prokurorëve të Krujës, të cilat kërkuan lirimin nga burgimi i dy personave të njohur të botës së krimit, Endrit Doklen dhe Hekuran Billën, i cili u ekzekutua rreth një muaj më parë në Zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Burime të Panorama.al bëjnë me dije se ILD bën të ditur se ka nisur hetimin për prokuroren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe ndaj prokurorit Bujar Memia.

Të dy prokurorët e Krujës kanë shqyrtuar çështjet e Endrit Dokles dhe Hekuran Billës.

“Vendimi nr. 1752 prot., datë 16.07. 2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorit B.M”; Ø Vendimi nr. 705/12 prot., datë 17.07.2020 “Për pezullim hetimi disiplinor ndaj gjyqtares E.H””, thuhet dhenë raportin e ILD

LEXO EDHE:  HIstoria/ Hakmarrja që solli vrasjen e të ‘fortit’ të Tiranës, Naim Zyberin në Itali

 

KUSH ËSHTË MARKELIAN KUQO

GJYQTAR Markelian Kuqo ka lindur ne 04.03.1972 ne qytetin e Korces. Ne vitet 1990 – 1994 kryen studimet ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes, ku ne perfundim diplomohet me titullin “Jurist”. Ne vitin 1995 emerohet gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, detyre te cilen e ushtron dhe aktualisht.

Gjyqtari Markelian Kuqo ka marre pjese ne trajnime te organizuara nga Shkolla e Magjistratures si dhe organizma te tjera vendase dhe te huaja, si brenda ashtu dhe jashte vendit.

Detyra: Gjyqtar

Seksioni: Civil & Penal per Mitur

Datelindja: 04.03.1972

Vendlindja: Korce

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura