Vendimi/ LSI bashkohet me PD kundër Ramës, ja çfarë do të kërkojnë në Kuvend

Oct 12, 2017 | 12:25
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që seanca e Kuvendit u ndërpre pas vendimit të kryetarit Gramoz Ruçi dhe do të rinisë në orën 17:00, deputetet demokratë, jo vetem qe nuk do te lene sallen e Kuvendit, por kane bere tashme firmat per perjashtimin e Rames, pas fyerjes qe ai i beri ish-kryeministrit Berisha.

noka bllokon kuvendin

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se grupi i PD-së, ashtu si edhe javën e shkuar, kur Ruci përjashtoi liderin demokrat Lulzim Basha, do të qëndrojnë pa lëvizur nga salla e Kuvendit.

Kështu deputetët e PD-së, do të qëndrojnë në sallë deri në orën 17:00 dhe në rinisjen e seances do të kërkojnë përjashtimin nga Kuvendi të kryeministrit Edi Rama, pasi ky ka fyer ish-kryeministrin Berisha.

Mesohet se nderkohe deputetet e PD-se po mbledhin firmat per te kerkuar perjashtimin e Rames per 10 dite nga Kuvendi. “Rama ofendoi Berishen ne menyre te perseritur me fjalor te papranueshem”- eshte argumenti i kerkeses per perjashtimin e Rames.

Ne kerkesen qe shihni me poshte, mund te lexohet qartesisht se ne kete levizje, deputeteve te PD-se, i eshte shtuar edhe LSI-ja, pasi ne te duket firma e kreut te grupit parlamentar, deputetetit Petrit Vasili, si edhe firma e kryerepublikanit, Mediu.

kerkesa

Kujtojme se gjate kohes se ish-kryeministri fliste ne foltore per projektligjin per pakicat dhe akuzoi se kjo ishte pasoje e luftes mafioze te klaneve ne qeveri, Rama reagoi pa mikrofon nga vedni duke i thene “e dhjeve”.

“Si mund të më ofendojë mua Rama’, tha për mediat ish-kryeministri pasi doli nga seanca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura