Vendimi i Qeverisë, ndalohet peshkimi në Liqenin e Pogradecit

May 3, 2019 | 18:25
SHPËRNDAJE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka miratuar një urdhër që ndalon peshkimin në Liqenin e Ohrit dhe të Prespës. Vendimi mban datën 19 prill dhe sot është botuar në Fletoren Zyrtare.

maxresdefault-1-3

Sipas tij, në dy liqenet nuk do të lejohet asnjë lloj peshkimi i peshqve të familjes së krapit, duke përfshirë edhe koranin përgjatë periudhës 20 prill dhe 1 korrik, që përkon edhe me sezonin e shumimit të peshqve.

Por nëse ky vendim do të zbatohet, atëherë qyteti i Pogradecit do të duhet që të importojë peshkun nga vendet e tjera pasi peshkimi për këtë periudhë kohore konsiderohet i paligjshëm.

 

URDHËRNR. 265, datë 19.4.2019

PËR NDALIMIN E PESHKIMIT NË LIQENIN E OHRIT DHE PRESPËS

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102,të Kushtetutës, pikës 1,të nenit 13,të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar, me propozim të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural,

URDHËROJ:

  1. Ndalimin e peshkimit, me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhja në treg ose për konsum i të gjitha llojeve të peshqve të familjes së krapit në liqenin e Ohrit dhe të Prespës dhe konkretisht:
  2. a) për liqenin e Ohrit, për periudhën 20.4.2019 deri më 1.7.2019.
  3. b) për liqenin e Prespës, për periudhën 25.4.2019 deri më 25.5.2019.
  4. Ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën breg/liqenore prej 300 ml nga bregu (për liqenin e Ohrit) dhe 150 metra (për liqenin e Prespës) dhe konkretisht:
  5. a) për liqenin e Ohrit, për periudhën 1.7.2019 deri më 31.7.2019.
  6. b) për liqenin e Prespës, për periudhën 25.5.2019 deri më 25.6.2019.
  7. Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të.
  8. Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturësnë koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto dy liqene.
  9. Ngarkohet Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës në vartësi të së cilës është Sektori i Inspektimit e Kontrollit të Peshkimit, Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit të liqeneve të Ohrit e Prespës, që të monitorojnë zbatimin e Planit Operativ të Veprimit për zbatimin e këtij urdhri, duke bashkëpunuar me strukturat eqeverisjes vendore të Pogradecit e Korçës, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare në Qarkun e Korçës dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të Qarkut Korçë.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I BUJQËSISË

DHE ZHVILLIMIT RURAL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura