Vendimi i gjyqtares së Vlorës, reagon Rama: Vetingu po zbulon në sytë e shqiptarëve…

Aug 8, 2018 | 13:32
SHPËRNDAJE

“Vetingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë”.

1533140820_EdiRAMA

Me nje pjese shkeputur nga fjala e Toni Gogut, keshtu e ka komentuar kryeministri Edi Rama deklaratën për median te zëvendësministrit te Drejtësisë, i cili reagoi sot duke bere te ditur se dikasteri ku ai punon i ka kërkuar sot Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa deri në shkarkimin e një gjyqtareje, që ka nxjerrë nga burgu një person me precedentë kriminal.

“Gjyqtarja Herila Çela, duke mbyllur sytë para fakteve e provave kuptimplota, ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi, për një shtetas, i cili është kapur nga policia e Vlorës duke udhëtuar i armatosur, edhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi. Ky shkelës i ligjit, 2 herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga Gjykata, falë gjyqtares Herila Çela, e cila nuk e ka për herë të parë shfaqjen në një pozicion tejet shqetësues në raport me ligjin – gjë për të cilën ajo ka qenë edhe më parë subjekt i inspektimit të Këshillit të Lartë Drejtësisë.”- tha zv ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura