Vendimi, busti i Skënderbeut do të vendoset në Londër

Nov 3, 2012 | 11:59
SHPËRNDAJE

Qeveria ka miratuar dje vendimin për t’i dhënë Ministrisë së Kulturës një shtesë fondi prej 4.1 milionë lekësh, të cilat do të përdoren për vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Londër. “Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sp-orteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, zëri ‘Projekte’, artikulli 604, t’i shtohet fondi prej 4 130 719, për “Westminster Council”, për realizimin e projektit ‘Vendosja e bustit të Skënderbeut në Londër në nëntor 2012’”, thuhet në vendimin e qeverisë, publikuar në faqen zyrtare gjatë ditës së djeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura