Veliu: I donim këto pikë, Tirana të vendos në vështirësi qoftë nga emri ashtu edhe nga përbërja

Oct 22, 2018 | 20:23
SHPËRNDAJE

Pas ndeshjes në stadiumin “Flamurtari” foli për “Supersport” dhe lojtari i ndeshjes, Franc Veliu i cili u shpreh:

bandicam 2018-10-22 20-19-40-375

Rezultati më i drjetë barazimi?

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, për vetë faktin sepse kemi pasur rezutlate jo të mira. Mendoj se Tirana gjithmonë të jep vështirësi, qoftë nga emri dhe nga përbërja. Nuk doja të ishte barazim sepse na duhen pikët.

Tirana pa sulmues. Ishte më e lehtë?

Nuk kishin tipik sulmues por Hasani dhe Daja kishin kualitet për të vënë në vështirësi. Megjithatë u ndje mungesa e një sulmuesi tipik te Tirana.

E ke fituar formacionin?

Mendoj qoftë edhe me stërvitje dhe me ndeshje, mundohem të jap maksimumin. Formacionin nuk kapet me fjalë, por duke justifikuar besimin e trajnerit.

Kukësi thotë jemi në luftë për titull. Ju jeni dy pikë pas tyre. Ju deri ku mund të shkoni?

Ne duhet të marrim çdo ndeshje një nga një. Të bëjmë maksimumin. Pastaj pse jo të shkojmë edhe më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura