Veliaj takim me banorët e Dajtit: Në Tiranë s’do qeverisim me rrugaçë, nuk përçahemi më për hatër të Saliut

May 11, 2015 | 17:35
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim elektoral me banorë të Dajtit në Tiranë. Në fjalën e tij Veliaj premtoi një qeverisje ndryshe në bashkinë më të madhe të vendit, duke thënë se në stafin e tij do të këtë profesionistë të vërtetë. “Me rrugaç në Bashki nuk do të punoj”,-tha Veliaj, ndërsa premtoi një politikë ndryshe për zonat periferike të kryeqytetit.

Erion Veliaj gjate takimit me banoret e Dajtit ne Tirane

Veliaj u shpreh i sigurt në fitoren e së majtës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit dhe shtoi se sulmet që përdor Partia Demokratike me sharje e fyerje u ka kaluar koha. “Ajo që bën Saliu me Lulin për ditë shaj, shaj, shaj, nuk ngjit më. Moda e tyre nuk do të përçajë rininë. Nuk përçahemi më për hatër të Saliut. Ndaj të flasim për gjëra konkrete që na duhen dhe kështu u japim një përgjigje sharësve profesionist të SHQUP-it.”,-tha Veliaj.

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës prezantoi si sukses reformën e pensioneve të miratuar nga maxhoranca e majtë. Për banorët e zonës, Veliaj premtoi edhe ngritjen e një gjimnazi. Sipas tij, në këtë zonë ndodhen 8 mijë të rinj dhe nuk ka asnjë qendër rinore. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura