Teatri dhe kullat/ Projekti i Kapexhiut, Veliaj: S’bie dakort me propozim për arkitekturë fashiste

Mar 22, 2018 | 21:45
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla, ka shpjeguar edhe konceptin e 24 kullave qe do ndertohen ne Tiranë.

“Për lejet e bashkisë kam thënë që patjetër s’do ketë leje sa kohë s’ka plan. Bashkia para nesh sipas kërkesës ashtu i jepte lejet. Bashkia sot ka marrë planin francez te Ramës, ka parë statistikat e INSTAT ku tregohet se vijnë 25 mijë banorë në vit ne Tirane dhe pasi ka hartuar këtë plan, jep këto leje. Kur ka plan dhe cdo gjë bëhet sipas distancave, jepet leje.

veliaj3
Tani që ka plan bashkia duhet të sigurojë kopshte e shkolla për këta persona që vijnë cdo vit. E kjo behet ose rrit taksat për familjarët ose për bizneset.

Ne thamë që për këta që zhvillojnë, kanë fitime kolosale, ne do e 10 fishojmë taksën,
nëse oligarkët, biznesment kanë një kundërshtar që i ka prerë në mes, është kryetari i bashkisë dhe kryeministri.

Për kullat trashëguam planin francez për një qendër që do kishte ndërtesa të larta për arsye të thjeshta, as Rama as unë s’kemi cënuar kurrë hapësirën publike, ka qenë private gjithmonë, është 10 fishuar taksa, është fushë që rrit punësimin”.

Ndërsa ka folur për projektin e ri të teatrit dhe kullave, Veliaj i pyetur per projektin e Bujar Kapexhiut, u shpreh:

“Teatri nuk do ketë kullë, s’ishte premtim, por fakt…nuk bie dakort me nje propozim për arkitekturë fashiste, të vazhdojmë të themi të ndërtojmë një qytet të ri fashist…
propozim i ri është përgjigja pse na duhet një strukturë moderne në Tiranë.

Kullat te pedonalja e vjetër e cila sot është qebaptore me mish keci, restorant i falimentur kinez, një parkim i bashkisë, ca zyra të bashkisë dhe disa ferrishte të mëdha.

Cfare bejme ne kur shkojmë jashte vendit, shkojme në një hotel te bregu i lumit? Jo, shkojmë në qendër, ti kemi gjërat afër.

Ajo është e gjitha hapësira e bashkisë, që është tokë djerrë, si cdo zhvillues që hyn në negociata me pronarin, po themi në shkëmbim të kësaj do i japësh qytetit këtë teatër, sic ndodhi për lodrat, pazarin, o ka rujt kjo bashki trashëgimi o s’ka rujat njeri, shife pazarin, markata…”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura