Veliaj përballet me gazetarët për situatën e Shkozës: Të paktën inteligjencën… (video)

Sep 21, 2017 | 21:29
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se bashkia nuk ka asnjë lidhje me projektin që parashikon ndërtimin e rrugës dhe zgjerimin e lumit Lanë, ku për shkak të këtij projekti, rrezikohet shembja e disa shtëpive në zonën e Shkozës.

Veliaj tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se Bashkia e Tiranës nuk është përgjegjëse për këtë projekt, përveçse interesimit social.

Ai theksoi se i ka takuar banorët, por për një qëllim tjetër. Sipas tij, bashkia ka dhënë 27 hipoteka të ndërtimeve me vendim ekzekutiv para vitit 1991, të cilat nuk ishin në gjurmë të projektit.

Bashkia ka aplikuar atë që e lejon ligji, VKM e Sali Berishës e vitit 2012 për të pranuar për hipotekim të gjitha ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë pasur shkelje”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se banorëve iu ka thënë se ky nuk është një projekt i bashkisë, por do shkojë në ARRSH të pyesë se çfarë është projekti dhe më pas, çfarë mund të bëjë bashkia do t’a bëjë.

Ai bëri me dije se i vetmi bonus social që mund të realizojë Bashkia e Tiranës është bonusi i qirasë.

Ndërsa Veliaj, duke iu përgjigjur gazetare Juli Xhokaxhi e cila ishte në studio se

“Edhe familja po të ishte aty do të zbatohej ligji njëlloj për të gjithë. Të paktën inteligjencë njëri tjetrit nuk duhet t’ia fyejmë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura