Veliaj: Do shembet restoranti i Fatos Nanos te stadiumi, nuk ka leje

Sep 4, 2015 | 9:04
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi dje në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla se aksioni në Njësinë nr. 5 do të vazhdojë dhe me prishjen e restorantit në pronësi të ishkryeministrit dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano.

pulebardhaVeliaj tha se restoranti është pa leje. Kreu i Bashkisë ka folur edhe për projektet që do të zbatojë në sheshin “Skënderbej”, duke thënë se në vitin 2017 ai do t’u kthehet qytetarëve.

Jo më larg se këto ditë, lidhur me aksionin e disa shembjeve që keni ndërmarrë në Njësinë 5, që është të themi edhe “zemra” politike e maxhorancës që ju ka votuar juve, ka pasur protesta. Kur menduam më në fund që do të kemi një kryetar bashkie që do jetë sërish në paqe me ekipin e Tiranës, pamë një protestë të Sportklub Tirana, lidhur me mënyrën se si ju, në mënyrë preferenciale sipas tyre, po përdorni prishjen e ndërtimeve në kryeqytet, duke iu referuar kryesisht zonës së ish-stadiumit “Dinamo”, siç njihet tani stadiumi “Selman Stërmasi”, që të themi është edhe ai vetë në një fazë ringjalljeje, pas investitorëve që janë edhe në pronësi të klubit të Tiranës…

Së pari, pse filluam aksionin e pastrimit nga Njësia 5? Ndërruam strategji. Mënyra se si kanë rezultuar këto aksione, apo lirimi i hapësirave publike ka qenë në të gjithë territorin. Më është dukur e paqëndrueshme, pasi edhe stafi që Bashkia ka në dispozicion nuk është i tillë që të mbulojë në mënyrë të njëtrajtshme këtë territor, që sot është 24 herë më i madh. Besova që më mirë t’i marrim njësitë me radhë, ku i shkojmë punës me themel në një njësi, sesa të shpërndahemi si akull i hollë por që thyhet menjëherë, ndaj kam preferuar këtë strategji, që t’i marrim njësitë me radhë. Arsyeja pse filluam nga Njësia 5 është pikërisht sepse është njësia ku jam votuar më shumë dhe nuk do të doja që dikush të thoshte, filloi në një njësi ku është bastioni x apo y partie dhe nuk filluan aty ku kanë zemrën e tyre dhe ku kanë gjithë njohjet e tyre.

Tirana kështu është, diku parkimi i deputetit të PD-së, aty pranë është një restorant ku hanë drekë e darkë ishkryeministri dhe kryetari i PS-së…
Protesta në fjalë, së cilës i referoheni, pra protesta e FK Tirana, i referohet atij restoranti. Jemi treguar të kujdesshëm për të respektuar të gjitha afatet ligjore. Fillimisht restoranti “Pulëbardha” te stadiumi “Dinamo” apo “Selman Stërmasi”, që është sot pronë e FK Tirana, pra edhe e Bashkisë, i është kërkuar të heqë të gjitha barrierat në rrugë, i është verifikuar dokumentacioni, i është kërkuar që edhe për çështje të sigurisë, bombolat e gazit që janë ngjitur te dhomat e zhveshjes së lojtarëve duhet të hiqen dhe sigurisht, pasi është verifikuar dokumentacioni, ai është një ndërtim pa leje. E përsëris, restorant “Pulëbardha” te stadiumi “Dinamo” është një ndërtim pa leje.

Çka do të thotë që do të shembet?
Sigurisht që do të shembet dhe FK Tirana ka të drejtë. Për sa kohë që kemi pastruar të gjithë Njësinë 5, do të ishte e pafalshme dhe do të ishte standard i dyfishtë, nëse e vetmja ndërtesë që do shpëtonte nga ky aksion, do të ishte restoranti në fjalë. Nuk më intereson fare kush ha drekë, kush ishkryeministër apo politikan drekon aty, më intereson fakti që një çiban në trup të stadiumit dhe kuzhinë me bombola gazi aty ku zhvishen lojtarët nuk mund të ketë.

Ka edhe një ndërtim, që në fakt është kontestuar nga partia juaj kur keni qenë në opozitë. Çfarë do të bëni me një pjesë të lejeve të ndërtimit…
Kurse pjesa tjetër e stadiumit është duke u rehabilituar. Për lejet e ndërtimit të dhëna, ne kemi çuar në Prokurori të gjithë materialin për dosjet që na janë kërkuar dhe sigurisht kemi evidentuar një sërë shkeljesh. Ia kemi prezantuar Prokurorisë dhe duke qenë se e ka filluar këtë hetim Prokuroria, do të bëjmë bashkëpunim maksimal me të gjitha detajet që duan për të provuar këto shkelje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura