Rrëfimi i vëllai të grevistit të ndjerë: “Liraku u bë keq pas operacionit të dytë. S’fliste”

Nov 3, 2012 | 11:00
SHPËRNDAJE
Lirak Bejko ne momentin e veteflijimit

“Infeksioni u përhap në plagë, u keqësua nga dëmtimet e hershme në organet e brendshme”

Nëna e Bejkos: Prisja që qeveria t’i thoshte djalit një fjalë të mirë.

Qendra e Djegieve të Rënda në Bari: Plagët, shumë të rënda.

Bashkëshortja dhe dy vajzat, si po e përjetojnë humbjen.

Rama: I shokuar për vdekjen e Lirak Bejkos.

Sekui: Vetësakrifikimi është gjithmonë një tragjedi.

Infeksioni i ishte përhapur nëpër plagët e shkaktuara nga djegia, ndërsa organet e brendshme të dëmtuara rëndë që në kohën e burgut në komunizëm, e kanë përshpejtuar procesin drejt fundit.  Lirak Bejko nuk ka mundur dot t’i rezistojë operacionit të dytë, një javë pas të cilit ndërroi jetë. Ish-pjesëmarrësi në grevën e urisë për dëmshpërblimin financiar nga qeveria për vitet e padrejta në burgjet politike të diktaturës, ishte i shtruar që prej 12 tetorit në Qendrën e Djegieve të Rënda në Poliklinikën e Barit. Aty e mori nën kujdes ekipi kirurgjikal i drejtuar nga prof. Giulio Maggio, në bashkëpunim me dr. Emilio Vollono, të cilët realizuan urgjentisht ndërhyrjen e parë kirurgjikale që kishte të bënte me zëvendësuesit e përkohshëm të mbulimit të lëkurës. Më pas, dy mjekët e specializuar njoftuan se brenda një muaji do të realizonin ndërhyrjen e dytë, që u zhvillua javën e kaluar. Duket se operacioni nuk shkoi siç ishte parashikuar. Pas tij, ish-grevisti humbi dhe aftësinë e komunikimit, për të cilën ishte lavdëruar shumë nga mjekët, për shkak se i fliste shumë mirë italishten dhe gjermanishten. Lirak Bejko nuk pati mundësinë as të përshëndetej për herë të fundit me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, 19 dhe 17-vjeçare. Asnjëra prej të triave nuk kishte arritur të pajisej me pasaportë, edhe pse kishin aplikuar menjëherë pas aktit të vetëflijimit. Duheshin edhe tri ditë që të merrnin pasaportën, por Liraku nuk i priti dot… Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetëm atje. Pranë ka pasur gjithë kohës vëllain, Musain, i cili rezulton që të jetë emigrant i ligjshëm atje prej shumë vitesh.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura