“Vdekje Amerikës”/ Thirrje dhune në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian

Jan 4, 2020 | 15:28
SHPËRNDAJE

BA500328-CBE0-48C5-8264-99630F49D072_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_sMijëra vetë mes tyre dhe Kryeministri i Irakut Adel Abdel Mahdi, morën pjesë të shtunën në ceremoninë e varrimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, komandantit irakian Abu Mahdi al-Muhandis si dhe tetë udhëheqësve ushtarakë irakenë që u vranë të premten nga një sulm ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit.

Objektiv i sulmit ishte gjenerali iranian Soleimani.

Presidenti Donald Trump tha se ai e pati urdhëruar sulmin për të ndaluar një sulm të afërt që Soleimani kishte planifikuar të kryente ndaj amerikanëve në rajon.

Shumë nga personat që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të së shtunës ishin veshur me të zeza dhe mbanin flamuj irakenë e të militantëve të mbështetur nga Irani. Disa prej tyre thërrisnin “vdekje Amerikës”.

Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon.

Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai.

SHBA-ja i ka hedhur poshtë njoftimet se forcat e saj kanë kryer të tjera sulme ajrore pas atij të së premtes ku u vra Qassem Soleimani.

Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura