Vdekja tragjike e Kobe Brayant dhe vajzës së tij, Basha: Jemi të tronditur, legjenda e basketbollit …

Jan 27, 2020 | 9:53
SHPËRNDAJE

Pas vdekjes së legjendës së basketbollit, Kobe Brayant dhe vajzës së tij në një aksident tragjik me helikopter, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

kobe brayant

Në një postim në facebook, Basha shkruan se të gjithë janë të tronditur nga lajmi për vdekjen e Kobe Brayant dhe vajzës së tij, pasi për vite me radhë të gjithë sportdashësit i ka mbërthyer para ekranit.

“Aksidenti ku humbi jetën Kobe Bryant dhe vajza e tij, është një lajm tragjik për të gjithë sportdashësit dhe për ata që me vite të tëra janë mbërthyer para ekranit për të ndjekur legjendën e basketbollit. Të gjithë jemi të tronditur nga humbja e dhimbshme e tij dhe e vajzës së tij Gianna. U prehshin në paqe!” shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura