Vdekja e Petro Zhejit, Rama: Ustai i pashoq i gjuhës, bëri Don Kishotin të fliste shqip

Mar 15, 2015 | 10:52
SHPËRNDAJE

UPDATE-Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe në nderim të përkthyesit, studiuesit dhe gjuhëtarit të njohur Petro Zheji, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 86-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama gjate homazheve

Në ceremoninë e homazheve, ishin të pranishëm miq, kolegë, personalitete të politikës dhe të artit, si dhe qytetarë të thjeshtë.

Më herët kryeministri Rama shkroi edhe një mesazh ngushëllimi në të cilin shprehte trishtimin e thellë për humbjen e gjuhëtarit Petro Zheji.
Duke shkruan nje koment ne rrjetin social Facebook, Rama e quan Zhejin, “ustai i pashoq i gjuhes”.

Komenti i Ramës për Petro Zhejin

“Trishtim i thelle per humbjen e Petro Zhejit ustai i pashoq i gjuhes qe e beri Don Kishotin te fliste ne shqip si te ishte lindur aneve tona”,- shkruan Rama.

Petro Zheji u nda nga jeta mengjesin e sotem ne moshen 86-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura