Vasili i sulet Ramës: Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë, vret biznesin e vogël

Oct 6, 2017 | 16:23
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar pranë LSI-së Petrit Vasili shkruan se kryeministri po vret biznesin e vogël me vendosjen e taksës së TVSH-së.

vasili

Ai ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, ku shkruan:

Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.

Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në.
Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël.
Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s’ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë.
Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës,
supermarketeve të oligarkise.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura