Varrezat murale, të parët që interesohen janë emigrantët

Oct 16, 2018 | 18:37
SHPËRNDAJE

Çdo vit në Tiranë ndërrojnë jetë 3300 persona. Kjo ka bërë që dy vend-varrimet më të mëdha, në Sharrë dhe Tufinë të zgjerohen. Bashkia se fundmi ka ndërtuar varrezat e para murale. Të parët që u vendosën aty janë eshtrat e ushtarëve italianë të vrarë gjatë luftërave, ndërsa do vijohet me varret e vjetra dhe të braktisura ndërsa të interesuar më së shumti janë emigrantët.

44094665_2132352073751804_1945198303335415808_n

Gjatë dy javëve të fundit në varrezat e Sharrës në kryeqytet janë realizuar 75 zhvendosje eshtrash të qytetarëve italiane nga nëntoka drejt posteve të kësaj varreze murale.

Procedura e zhvarrosjes ka nisur në bazë të ligjit 9220 të vitit 2004 që thotë se mund të zhvarrosen trup që kanë 15 vjet në varr. Në varrezat e Sharrës prehen 55 mijë njerëz. Gati kaq prehen edhe ne varrezat e Tufinës në kryeqytet.

“Në një vit në Bashkinë e Tiranës ndërrojnë jetë gati 3300 persona, me një mesatare prej 9 vdekjesh në ditë. Tokë ka absolutisht, por ne nuk mund t’u ngjitemi maleve dhe kodrave pafund”, ka deklaruar Raimonda Shino, drejtoreshë e Agjensisë së Shërbimit Funeral të Tiranës.44126492_302173213947950_5067560448589561856_n

Varreza murale ka 438 poste gjithsej dhe është ndërtuar sipas praktikave të vendeve të zhvilluara. Pranë agjencisë së funeraleve kane shprehur interes kryesisht emigrante per te vendosur eshtrat e te pareve te tyre. Se shpejti do te vendoset ne efiçencë muralja e Tufinës me 700 varreza të vjetra të identifikuara tashmë.

Bashkia e Tiranës është e vetëdijshme për mentalitetin dhe kodin moral dhe fetar që ekziston në vend, ndaj ka nisur me varret e vjetra dhe të braktisura.

“Shumë mirë e sistemuar. Unë jetoj në Nisë të Francës dhe nuk ka asnjë ndryshim kjo varreze murale. Unë do t’i sistemoja prindërit e mi këtu”, është shprehur një qytetare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura