Varret po shkatërrojnë historinë e kishave të vjetra në Lezhë! Po pengohet zbatimi i projektit për rikualifikimin e vendit

Sep 26, 2021 | 18:34
SHPËRNDAJE

varretkishe

ELVIS HILA/ Varret e vendosura pa kriter po bëhen pengesë për zbatimin e projektit të rikualifikimit të vendit ku është mbajtur Kuvendi i Arberit në Mërqi të Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme pas Besëlidhjes së Lezhës i mbajtur 400 vite më parë. Studiuesi Dom Nik Ukgjini i cili në bashkëpunim me Dioqezen e Lezhës dhe Bashkinë është iniciator i realizimit të këtij investimi, shprehet se varret po shkatërrojnë dhe arkelogjinë e këtij vendi vlera historike.

“Kemi hartuar projektin, duke menduar të bëhet diçka në kuvendin e arbrit, pasi është koha që duhet ndërmarrë dhe të behet një përkujtimore për këtë ngjarje mjaft rë rëndësishme dhe do të fillohet të realizohet. Gjatë ësaj periudhe që ekipi i punës ka bërë projektin varret vend e pa vend bëhen pengesë për realizimin e veprës sepse mendohet të lidhet kisha me qelën 400-vjeçare ku është mbajtur kuvendi i arbrit ku do të ringrihet do të jetë vend shtegtimi. Mendoj se është një problem shumë i madh, pasi vijohet të vendosen varre dhe po dëmtohet arkeologjia e këtij vendi historik” thotë Ukgjini

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në objektet e tjera të kultit monument kulture në zonen e Lezhës. Varret e vendosura pa asnjë lloj rregulli po shkatërrojnë historinë thotë Studiesi Dom Nik Ukgjini dhe për këtë fajëson institucionet përgjegjëse.

“Eshtë një fenomen që ka filluar prej shumë kohësh por sidomos kohët e fundit që po merremi me monumente të vjetra të shpallura monument kulture dhe atyre historike e kemi evidentuar më shumë. Janë bërë varre në themelet e kishave të vjetra monument kulture dhe kjo po shkatërron historinë sepse nën toka është pasur dhe do vijë një ditë që mund të bëhen gërmime arkeologjike. Njerëzit nuk kanë kontroll nuk ka një planimetri nga kisha dhe institucionet shtetërore që kanë për detyre caktimin e varrezës publike, ndaj ndodh diçka e tillë. Situatë e ngjashme është në të gjitha kishat monument kulture dhe diçka e tillë me duket e pafalshme” shton Ukgjini

Vetëm gjatë muajve të fundit ngjitur me kishen mesjetarë të Shën Barbullës në Pllanë të Lezhës e cila është restauruar 1 vit më parë janë vendosur tre varre. Kujdestari vullnetar i këtij objekti kulti thotë se është i pafuqishem të ndalojë diçka të tillë.

“Unë kujdeshem në mënyre vullnetare për kishen që kur është restauruar. Kohët e fundit janë vendosur dhe tre varre ngjitur me muret e kishës. Unë jam i pafuqishem që të ndaloj diçka të tillë. Duhet ndërhyrja e autoriteve që të vendoset një planimetri me qëllim që mos të lejohen varrez aty” thotë Lazer Vokrri kujdestar i kishës

Me mjaft shqetësim e sheh këtë situatë dhe Kreu i Forumit për Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore, historiani Pal Trashaj. Ai fajëson insitucionet shtetërore për këtë masaker që po i bëhet historisë së kishave monument kulture në Lezhë.

“Eshtë një problem shumë serioz që vijon prej shumë vitesh. Janë bërë varre pa kriter në themelet e kishave të cilat kanë vlera të jashtëzakoshme historike. Në këtë mënyre po shkatërrohet arkeologjia. Me ligj është e përcaktuar që nuk mund të bësh asnjë veprim brenda rrethimit të këtyre objketeve, por këtu nuk pyet kush për ligjin. Janë vetë institucioet përgjegjëse që kanë lejuar diçka të tillë dhe kjo është e pfalshme. Themelet e objekteve të kultit janë mbushur me varre, duke dëmtuar historinë e tyre” thotë Trashaj

E pyetur zyrtarisht për këtë çështje Bashkia e Lezhës thotë  se po punohet për gjetjen e një zgjidhje që ti hapet rrugë zbatimit të projektit për kuvendin e Arberit në Mërqi të Lezhës.

“Po punojmë për të gjetur një zgjidhje për ti hapur rrugë zbatimit të projektit ku është mbajtur Kuvendi i Arberit, për të cilin janë bërë pengesë varret. Gjithashtu do të shohim me përparsi situaten edhe në objektet e tjera të kultit ku ka probleme të kësaj natyre” thotë në përgjegjen e saj Bashkia Lezhë

Në territorin e Bashkisë së Lezhës janë një numer i konsiderueshem kishash të vjetra të shpallura monument kulture që mbartin vlera të jashtëzakonshme historike. Dy prej tyre janë restuaruar vitet e fundit falë donacioneve private, por nevojat për ndërhyrje janë të shumta dhe në objekte të tjera të cilat rrezikojnë seriozisht rezistencen e tyre.

kishalezhe (2) kishalezhe (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura