Vaksinimi i të moshuarve në Kombinat/ Manastirliu: Do të kryejmë 10 mijë vaksinime në ditë

Mar 28, 2021 | 15:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Qendrën Shëndetësore në Kombinat.

ad49adc7-0d7d-4a6f-966f-0e7c3714b4ca

“Edhe në Qendrat Shëndetësore ka filluar vaksinimi masiv i të moshuarve. Sipas informacioneve nga i gjithë vendi procesi ka ecur normalisht dhe besojmë që do të kapim targetin e vendosur. Kryesisht në qendra shëndetësore kemi pasur të moshuarit mbi 80 vjeç”, deklaroi Manastirliu.

Në të gjithë vendin synohet të kryhen rreth 10 mijë vaksinime në ditë.

Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, vijohet fillimisht me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe duke zbritur tek ajo +70 vjeç, do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në të gjithë vendin janë kryer mbi 65 mijë vaksinime.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

  1. Pak aritmetikë:

    Janë dy mundësi infektimi: po ose jo, dmth mundësia e infektimit është 50%=0.50.
    Meqenëse fataliteti i infektimit natyror në Shqipëri është 2192/123216 = 0.017 = 1.7% atëhere fataliteti i infektimit natyror është 1.7%×50% = 0.85%.
    Atëherë pse të ashtuquajturat "vaxina" që kanë fatalitet zyrtar nga 5% – 40% (praktikisht më të lartë) janë më të mira e mbrojtëse kundrejt situatës së infektimit natyror??????

    Një prodhim mjeksor don 15 vjet të kalojë nga tryeza laboratorike tek rafti i shitjes në farmaci. Atëhere si mund të quhet vaksinë këto tretësira që i përgatitën-prodhuan për dy muaj?!?

Comments are closed.