Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç? Zv/ministrja e Shëndetësisë: Shumë shpejt do të merret një vendim. Ja apeli për gratë shtatzëna

Oct 12, 2021 | 20:10
SHPËRNDAJE

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se shumë shpejt, Komiteti i Ekspertëve për Vaksnime do të marrë një vendim për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç.

Mira RakacolliNë një intervistë për emisionin “Frontline” në News24, Rakacolli u shpreh se është duke u diskutuar për ketë vendim.

Ndërsa në lidhje me vaksinimin e grave shtatzëna, zv/ministrja bëri thirrje që ato të vaksinohen sa më parë.

Teksa foli për rritjen e rasteve në muajit e fundit, Rakacolli u shpreh se kjo ndodhi për shkak të variantit Delta.

Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç?

Rakacolli: Ka debate për këtë dhe ky është një vendim teknik. Janë parë të gjitha këto debate dhe komiteti i ekspertëve të vaksinimit do të ketë vendim shumë të shpejtë dhe do të shprehet shumë shpejt. Besoj brenda tetorit. Në momentin që ata e gjykojnë që janë gati, duke parë të dhënat dhe japin një rekomandim.  Vaksinën njeriu duhet ta bëjë me bindje. Askujt nuk i bëhet vaksina me zor.

Gratë shtatzëna, a duhet të vaksinohen?

Rakacolli: Është një problem i ndjeshëm, ku ekspertët janë shprehur që patjetër që gratë shtatzëna duhet të bëjnë vaksinën. Gratë shtatzëna nuk ka arsye për të mos e bërë vaksinën. Gratë shtatzëna duhet të vaksinohen, pasi të konsultohen me mjekun. Vaksina nuk lidhet me problemet e fertilitetit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura