Vaksinimi i detyruar tek mësuesit kundër koronavirusit? Reagon Drejtoria Arsimore: Ja si qëndron e vërteta

Jul 23, 2021 | 20:51
SHPËRNDAJE

vaksina efekte

Ditën e sotme në media janë publikuar informacione se do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi kundër COVID i të gjithë mësuesve.

Për këto ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar. Përmes një postimi në rrjete sociale, drejtoria sqaron se nuk ka një vendim për vaksinimin e detyruar.

Sipas saj, kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat arsimore për numrin e mësuesve të vaksinuar.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është  i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Këtë të premte në media është publikuar një mesazh që u ishte dërguar mësuesve në telefonë ku thuhej se duheshin shënuar të gjithë emrat e atyre që nuk kanë marrë vaksinën. Më tej thuhej se deri në shtator duhet që të ishin vaksinuar të gjithë mësuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura