Nëna bashkë me tre fëmijët u mbyt në lumë pas dhunës nga bashkëshorti, reagon ministri Balla: Po vijojnë kërkimet edhe nga RENEA! Apeli për gratë

May 5, 2024 | 19:16
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku për shkak të dhunës sistematike nga bashkëshorti, një 39-vjeçare, së bashku me tre fëmijët e saj është vetëflijuar duke u hedhur në lumin Buna.

balla ngjarja ne shkoder

Në reagimin e tij, Balla shprehet se njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, për gjetjen e tre trupave.

Gjithashtu u ka bërë apel grave që janë viktima të dhunës, të denoncojë çdo formë dhune.

Reagimi i ministrit Balla:

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!

NGJARJA:

Dy ditë më parë, 31-vjeçari Ergys Arrazi ka bërë denoncimin në polici se gruaja tij, Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët, 9,8 dhe 3 vjeç janë zhdukur, por në të vërtetë pas kësaj zhdukje qëndronte dora e një babai dhunues, që ka detyruar nënën bashkë me tre të miturit të ndërmarrë aktin ekstrem.

Mbrëmjen e djeshme, një peshkatar i zonës ka gjetur të pajetë në ujërat e lumit Buna, vajzën 9 vjeçe. Por deri tani (5 maj, ora 19:20) nuk dihet ende fati i nënës, Almës 39 vjeçe se bashku me dy fëmijët e tjerë, 8 dhe 3 vjeç.

ARRESTIMI I 31-VJEÇARIT

Dëshmia e motrës së Almës, e cila ka deklaruar në polici se motra e saj dhunohej barbarisht dhe në mënyrë sistematike, por edhe dhuna në trupin e vajzës, kanë bindur policinë që të arrestojnë babain Erdgys Arrizi.

Pista kryesore që po heton policia është dhuna në familje e shkaktuar nga bashkëshorti 31-vjeçar, i cili është arrestuar në Shkodër pas deklaratave kontradiktore që ka dhënë në polici.

31 vjeçari, i cili më parë ka qenë i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

DËSHMIA E MOTRËS SË 39-VJEÇARES

Motra e Alma Arrazit, pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.

Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vene në pranga Erdgys Arrazi për veprën penale të Shkaktimit të vetëvrasjes.

KËRKIMI I TRUPAVE TË ALMES DHE DY FËMIJËVE TË TJERË

Ndërkohë prej ditës së djeshme vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj 8 dhe 3 vjeç, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në ujërat  e lumit Buna. Palombarët janë duke kërkuar në zona të ndryshme të rrjedhës së lumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura