I përjashtuar nga futbolli, Pol Pogba zgjedh të bëhet aktor

May 5, 2024 | 19:49
SHPËRNDAJE

Pol Pogba bëhet aktor. Mesfushori i Juventusit, i dënuar me 4 vite për doping, luajti në një film francez “4 Zeros” i cili duhet të dalë në prill të vitit 2025. Kështu zbulon gazeta franceze ‘Le Parisien’. Kampioni i botës me Francën në vitin 2018, sipas gazetës, luajti në 2 skena të ndryshme të filmit në parkun “Rueil-Malmaison”, në periferi të Parisit.

 

paul-pogba-juventus-midfielder_3302303

Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 9 prill 2025. Ky film artistik është vazhdimi i “3 Zeros”, i cili tërhoqi 1.2 milionë shikues. Mesfushori francez luan një edukator përgjegjës për futbollistët e rinj. Pogba, shkruan “Le Parisien”, dukej i relaksuar, i buzëqeshur, i disponueshëm dhe shumë i qetë para kamerës. Ai i la të gjithë pa fjalë me natyrshmërinë dhe thjeshtësinë e tij. Padyshim që i pëlqeu përvoja dhe tha se ishte gati, pse jo, ta përsëriste edhe më tej”, ka shpjeguar për gazetën një person i pranishëm.

Sipas rrethit të futbollistit, Pogba është i bindur se do të rifillojë karrierën e tij si futbollist dhe ende shpreson për një ulje të dënimit pas apelimit të tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura