Vaksina Pfizer nis provat klinike te fëmijët nën moshën 12 vjeç, vullnetarë do jenë edhe foshnje 6-muajshe

Mar 25, 2021 | 21:03
SHPËRNDAJE

Pfizer dhe BioNTech kanë filluar provat klinike, në përfundim të të cilave do të vendoset nëse duhet zgjeruar dhënia e vaksinës edhe tek fëmijët nën 12 vjeç nga fillimi i vitit 2022.

pfizer

Vullnetarët e parë në provat fillestare morën dozat e para të vaksinës të Mërkurën, tha Sharon Castillo. Në provat klinike do të përfshihen fëmijë që nga mosha 6 muajsh.

Po ashtu javën e kaluar, kompania farmaceutike Moderna njoftoi se po fillonte provat klinike tek fëmijët për vaksinën e saj.

Përdoret në SH.B.A. për moshat 16-17 vjeç

Vaksina Pfizer/ Biontech kundër covid-19 ka qenë e licencuar në Shtetet e Bashkuara për të rinjtë mbi 16 vjeç, duke u bërë shteti i vetëm që vaksinon këtë grupmoshë.

Moderna përdoret vetëm tek të rriturit mbi 18 vjeç dhe aktualisht asnjë vaksinë kundër covid-19 nuk është aprovuar për fëmijët më të vegjël.

Objektivi Pfizer është në fazën e fundit të testimit për t’u bashkuar me 4,500 vullnetarë për të testuar sigurinë, përgjigjen imune që shkakton vaksinën dhe nëse ajo tolerohet nga fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura